Forcat turke fillojnë patrullimet në Siri

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”, ka njoftuar se ushtarët turq do të patrollojnë nga pjesa veriore e idlibit, përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë dhe deri në pjesën jugore të provincës së Alepos. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka thënë se Turqia do të patrollojë brenda një zone të çarmatosur me gjerësi prej 15-20 kilometrash, ndërsa Rusia do të patrullojë në zonën kufitare jashtë provincës së Idlibit. Ai tha se këto patrullime paraqesin një hap të rëndësishëm për vazhdimin e armëpushimit dhe ruajtjes së stabilitetit në Idlib. Përndryshe, një korrespondent i agjencisë “AFP” ka raportuar se i ka parë dhjetë automjete të blinduara të ushtrisë turke në një rrugë të zonës së çarmatosur në pjesën perëndimore të Alepos. Vendimi për zhvillim të patrullimeve erdhi pas takimit të 14 shkurtit mes udhëheqësve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Soçi, shkruan “Free Europe”.

 

Zjarr Tv Ad