Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një foshnje nga Darlingtoni kaloi 4 ditë në spital duke luftuar për jetën pasi një anëtar i familjes, i sëmurë me herpes e puthi.Kaylah Merrit, 1 vjeçe, u mbush me shenja të kuqe në të gjithë trupin dhe u diagnostikua me ekzemën herpetikum, e cila shkaktohet nga virusi i herpesit.Prindërit Brogan Thomas dhe Conor Merritt u tmerruan nga të qarat e vogëlushes dhe e çuan me urgjencë në spital. Kaylah kishte nevojë për dy antibiotikë dhe disa lloje kremrash që të pastronte lëkurën, por mjekët thanë se nëse do ishte zhvilluar më shumë do të ishte fatale.Personi i panjohur me virusin e herpesit gati i mori jetën vogëlushes vetëm se i dha një puthje. Prindërit 22-vjeçarë vendosën ta bëjnë publik rastin për të paralajmëruar të tjerët.