Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë qëndrimit të tij në Londër, ka vizituar një shkollë ku mësohet gjuha shqipe. Në kët shkollë mësojnë fëmijë nga trevat shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Në një postim në Facebook, Balla shpreh falenderime dhe mirënjohje për shoqatën që mundëson këtë shkollë, si dhe mësuesit e këtij institucioni.
“Londër Në shkollën ku mësohet gjuha shqipepër fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mirënjohje shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve. Një falenderim të veçantë për mësueset, por edhe për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila ju vendos në dizpozicion librat falas për të gjitha klasat”, shkruan Taulant Balla.