FOTO- Basha fotografohet duke u larguar nga Shqipëria

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, dhe statutin e PD të dalë nga ai Kuvend.

Pra, tashmë zyrtarisht dhe ligjërisht gjykata njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, për ndryshimet që i hapin rrugë primareve brenda partisë, fuqizimin e anëtarësisë, legalizimin e fraksioneve si dhe përcaktimin e largimit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.

Por, pas këtij vendimi të Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha ka heshtur.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga personi që dhunoi demokratët dhe tentoi të mbajë me dhunë dhe blinda, selinë dhe vulën e PD.

Por, ndërkohë në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga Brryli Brodway, Lulzim Basha shikohet në aeroport.

Në rrjetet sociale thuhet se Basha po ikën në Amsterdam, megjithëse nuk tregohet data dhe vendi i saktë i fotove.

Foto nga Brryli broadway

Zjarr Tv Ad