FOTO/ Blendi Fevziu kthehet në grua me flokë të gjatë dhe si Fevzeshë, i rrëmben audiencën Big Brother VIP!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari shumë i njohur, Blendi Fevziu, prej disa ditësh, ka publikuar në rrjetet sociale,  fotografi të shumta, ku nëpërmjet një aplikacioni, ka ndërruar gjininë dhe është kthyer direkt në femër.

Ky shndërrim i menjëhershëm, e ka kaluar Fevzon tonë në qendër të vëmendjes, duke eklipsuar Big Brother-in dhe Foltoren bashkë!

Për të gjithë këtë shndërrim të përkohshëm të gjinisë, Fevziu ka ndërtuar një konkurs, në mënyrë që populli të shpallë Fevzeshën më të bukur.

Nuk do ta besoni, por Fevzo grua, është më e bukura ndër moderatoret gra të ekraneve shqiptare, përfshirë këtu edhe rivalen gjithmonë të pamshme, Eni Vasili.

Nëse nuk e besoni, këtë që po ju themi, ju lutemi kqyreni Fevzon, si Fevzeshë, me sytë tuaj!

Fotot e paraqitura për konkurs, janë një përzierje e fotove, si Fevzo burrë dhe si Fevzo grua. Në fund të konkursit dolën dy fitues. Fevzo burrë me flokë të gjatë dhe Fevzo grua me flokë shumë shumë të gjatë! Pikë.

Zjarr Tv Ad