FOTO: Bllokohet lëvizja në Bulevard, protestuesit nisin të mblidhen para Kryeministrisë dhe te selia e PD

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit që kanë ardhur në Tiranë për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dy javë më parë, kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë. Siç shihet nga pamjet, me flamuj të PD në duar ata kanë mbërritur në kryeqytet, pak para orarit zyrtar, në 19.00.

Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar për të mos penguar qytetarët dhe demokratët që do t’i bashkohen tubimit. Vihet re se Policia pavarësisht se ka vënë në dispozicion një numër të lartë efektivësh, në dukje ka nxjerr shumë pak.

Për të shmangur çdo provokim të mundshëm dhe përplasje me qytetarët, trupa policore është vendosur mbrapa Kryeministrisë dhe në rrethimin e Piramidës, pa kontakt me protestuesit. Një numër i vogël qëndrojë pas kangjellave metalike.

Po ashtu, protestuesit janë mbledhur dhe te selia e PD në pritje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në orën 19.00 është njoftuar që demokratët që ndodhen në seli bashkë me zyrtarët më të lartë të kësaj force politike t’i bashkohen qytetarëve që ndodhen te Kryeministria.

Demokratë dhe njerëz të thjeshtë nga gjithë Shqipëria janë ftuar të vijnë sot në kryeqytet, në tubimin që do të nisë në orën 19.00 dhe pritet të zgjasë tre orë. Më shumë se 5 mijë qytetarë raportohet se janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit.

Zjarr Tv Ad