Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dy personat në foto janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, grabitësit dhe vrasësit e 89-vjeçarit Çaush Shehaj në fshatin Klos të Mallakastrës. Dy autorët e ngjarjes janë arrestuar nga Policia.
Dy personat në fjalë mësohet se nën kërcënimin e armës grabitën të moshuarin të cilin e dhunuan barbarisht. Ky i fundit ndërroi jetë sot në spital për shkak të dëmtimeve të marra.
Duke u rikthyer tek autorët, njëri prej tyre, konkretisht Musa Gudo nuk është i panjohur për autoritetet pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier.