FOTO/ Ja kush është kunati në kërkim që masakroi nënën e 4 djemve

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, teksa Lirie Xhepa rreth 49 vjeç është gjetur e dhunuar dhe me 3 plumba në trup.

Burime policore bëjnë të ditur se i dyshuar për vrasjen është kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa i cili është shpallur në kërkim policor.

Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kunatin e viktimës.

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që në mbrëmje pa lenë adresë.

Pasi nuk erdhi as në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar.

Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Zjarr Tv Ad