Foto me atë që Bardhi e akuzoi, justifikimi qesharak i Bashës: Politikanët bëjnë foto me të gjithë!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot në mbremje ne Open në një lidhje Skype për situatën aktuale ku ndodhet PD.

Ai u pyet nga moderatorja dhe lidhur me një foto që kishte me personin e quajtur Myftar Lumneshi, të cilin krahu i djathtë i Bashës, Gazment Bardhi, e akuzoi si pjesë të një grupi kriminal “B9” të skeduar në Angli.

Justifikimi i Bashes ishte krejt qesharak, ndersa harroi nje detaj se me kete persona foto ka edhe bashkeshortja e tij.

“Kemi bërë publike atë që shqeu derën, kemi zbuluar që është i dënuar në Angli, ka pasur disa të tillë brenda oborrit të PD.

Dua ta izoloj partinë nga këta persona. Bardhi publikoi një tjetër person që gjendet në listën e B-9, grup i strukturuar kriminal.

Disa prej këtyre paskan foto me mua? Politikanët bëjnë foto me shumë persona, dhe që nuk i njohin. Por cili është politikani që i përdor? Berisha i përdor,” tha Basha.

Zjarr Tv Ad