Foto nga paparaci/ Larg politikës dhe ekranit, Ylli Pango shfaqet i transformuar

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë sesa për rolin e tij në qeveri, Ylli Pango do të mbahej mend për videoskandalin e famshëm të seksit nga “Fiks Fare”. Programi çoi në shtëpinë e tij një gazetare dhe Pango kërkoi të ketë me të më shumë se një bisedë. Asokohe pati një lloj histerie kolektive, që dënonte veprimin e Pangos, i cili i thoshte gazetares: “Ç’i ke ato mbërthecka”.

Pango ndoqi disa procese gjyqësore dhe arriti ta fitojë gjyqin me emisionin, por ai nuk iu rikthye më karrierës si politikan. Kujtojmë që vetëm pak minuta pasi u shfaq videoja, ish-Kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, e shkarkoi nga detyra e ministrit. Pango, me një karrierë si profesor, bëri edhe libër për këtë histori. Disa vite pas kësaj historie, ai është shfaqur në ndonjë panel ku nuk diskutohej për politikë, por për probleme të ndryshme sociale. Ndërsa tani u bë kohë që Pango është larg jetës politike dhe publike.

Paparazi ynë e fotografoi disa ditë më parë, teksa ecte në këmbë në rrugët e Tiranës. Ashtu si duket edhe nga foto, vështirë të identifikohet se personi në fjalë është ish-ministri aq shumë i mediatizuar. I veshur me bluzë e xhinse, ai e kishte plotësuar pamjen e tij me atlete dhe syze dielli, që ia vështirësonin edhe më shumë identifikimin. Ashtu si vihet re, Pango është disa kilogram më pak nga sa jemi mësuar ta shikojmë, por një tjetër ndryshim në look-un e tij ishte edhe heqja e mjekrës.

Zjarr Tv Ad