FOTO/ “Pushteti i tretë dhe pushteti i katërt”/ Kikia: Gazetarët i kanë futur në “birucë”

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seanca që do të vendosë për “fatin” e presidentit Ilir Meta, ka ardhur një reagim edhe nga gazetari Mentor Kikia. Në një postim në rrjetet sociale, Kikia ka publikuar disa foto të gazetarëve që ndjekin seancën si dhe të trupës gjykuese.

Kikia shkruan se pushteti i katërt, i cili do të informojë publikun për çfarë do të vendosë pushteti i tretë, është futur në një kthinë. Eshtë një lloj “biruce”, që quhet dhoma e medias.

“Pushteti i tretë është duke diskutuar një çështje shumë të rëndësishme, siç është fati i Presidentit të Republikës. Gjykatësit janë në një sallë të madhe e komode.

Pushteti i katërt, i cili do të informojë publikun për çfarë do të vendosë pushteti i tretë, është futur në një kthinë. Eshtë një lloj “biruce”, që quhet dhoma e medias. Nga këtu gazetarët do të ndjekin live punimet e seancës, pasi ata nuk lejohen në sallë.

Në fund të legjislaturës së kaluar në Kuvend, u vendosë që mediat të mos pranohen fare ne mbledhjet e komisioneve parlamentare, sepse nuk kishte vend. Pra, media është një opsion, nëse ka vend e pranojmë, nëse jo, jashtë! Ose e lëmë aty në një zgëq.

Të tre pushtetet e para, janë thuajse të vdekur pa të katërtin. Parlamenti, qeveria pushojnë se ekzistuari nëse nuk shfaqen ne ekranet e televizoneve. Por kur vjen puna tek respketimi i njëri-tjetrit, ja se si sillen.

Ky është tregues i standardit të shtetit. Shumica e këtyre gazetarëve kanë ndjekur konferenca jashtë vendit dhe kanë parë se pas sallës së mbledhjeve, salla e dytë më e rëndësishme është salla e shtypit.

P.S: E di që do të thoni se mirë ua bëjnë, sepse ju u shkoni pas atyre, sepse ju i mbështesni e i promovoni etj, etj…por nuk është ky rasti.”-shkruan Mentor Kikia.

Zjarr Tv Ad