FOTO/ Rama, Vuçiç dhe Dimitrov GATITU para Alex Soros, djali i filantropit, mbështetës i fortë i “Open Balkan”

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme u mbajt samiti në Beograd për takimin mes liderve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Zv.kryeministri maqedonas Nikola Dimitrov pasi Zaev nuk mund të ishte i pranishëm duke qenë se dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Ndërsa ajo që nuk është vënë re ditën e djeshme është prania në samit e Alex Soros, djalit të filantropit George Soros, i cili siç duket mbështet këtë marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe këtë gjë e ka shfaqur vazhdimisht nëpër takimet që i ka bërë veçmas me liderët e Ballkanit.

Nuk dihet ende roli i tij në këtë takim, por siç shihet edhe në foto, liderët e 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë “rreshtuar” para tij gjatë takimit që kanë pasur me të në Beograd.

Kjo nismë e ndërmarrë nga 3 vende të Ballkanit Perëndimor, është refuzuar nga vendet e tjera, vecanërisht nga Kosova që e konsideron këtë si një hap drejt planit për hegjemoninë serbe në Ballkan. Disa ditë më parë, djali i George Soros u takua me Albin Kurtin në Prishtinë. Tema e diskutimit nuk u bë e ditur, por mesa duket Soros ka tentuar të bindë edhe kreun e qeverisë së Kosovës që të marrë pjesë në nismën e Ballkanit të Hapur, por nuk e ka arritur një gjë të tillë.

Zjarr Tv Ad