Raporti i pagesave për ‘djegien’ e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lapsi.al

Ka më shumë se një burim që tregon se Erion Veliaj është tepër i shqetësuar për rrjedhën që mund të marrin hetimet për inceneratorin e Tiranës. Dhe ashtu sikurse tregon një investigim i thelluar që po mbahet tepër sekret, kryer nga kontrolli i lartë i shtetit, ankthi i kryebashkiakut rezulton të jetë i përligjur.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë dhe ta lexojë këtë raport me 64 faqe që ashtu sikurse duket edhe në foton sipër është firmosur dhe vulosur nga grupi i punës së KLSH-së.

Tashmë dihet se Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marrë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak (kjo është bërë në një kohë kur opozita ishte ende prezente aty).

Por ajo që vë re Kontrolli i Lartë i Shtetit (Pika 36 faqe 48 e raportit paraprak) është se në shkelje flagrante Bashia e Tiranës vazhdon që prej vitit 2018 të paguaj kompaninë ‘Integrate Energy B.V SHPK’, për një shërbim që ajo nuk e ofron.

Pra Erion Veliaj paguan me 29 euro për ton për invenerimin e mbetjeve ndërkohë që inceneratori ende nuk ka filluar punë dhe nuk është në gjendje të kryejë djegjen e tyre. Ne raportin e KLSH thuhet: ‘Që prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tiranë dhe MIE janë duke paguar tarifën 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve, për një shërbim ende të pakryer duke qenë se ndërtimi i inceneratorit ende nuk ka përfunduar’.

Gjithashtu grupi i auditimit vë në dukje se atij nuk i është vënë në dispozicion dhe nuk ka parë asnjë dokument që të dëshmojë se tarifa 29 euro/ton të jetë nedociuar mes përfaqësuesve të bashkisë dhe atyre të koncesionarit duke hedhur dyshimin se ajo është vendosur sipas oreksit të privatit.

Madje në konkluzionet e veta grupi i KLSH thekson me forcë se kjo shifër e lartë duhet të rishikohet për sa kohë që ‘Integratet Energy B.V SHPK’ nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegjen e plehrave për të cilat paguhet.

Në pikën 13 rekomandohet një vendim që duhet marrë ‘menjëherë’: ‘Bashkia Tiranë dhe koncesionari të marrin masa për diskutimin dhe arritjen e një marëveshjeje lidhur me tarifën që duhet të paguajë bashkia në situatën aktuale kur mbetjet e depozituara nuk po trajtohen plotësisht deri në momentin që imianti do të vihet në punë’.

Pra ashtu sikurse shihet, në aferën skandaloze të inceneratorëve për të cilën është arrestuar ish ministri i mjedisit Koka dhe janë në kërkim pronarët koncesionarë, kryebashkiaku i Tiranës, jo vetëm ka tejkaluar kopetencat për ta miratuar ndërtimin e djegësit të Tiranës, por ai ka vazhduar ta paguajë ‘Integratet Energy B.V SHPK’ që prej 2018, ndonëse impianti për djegjen e plehrave ende nuk është ndërtuar.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja që raporti i KLSH që Lapsi.al ka arritur të sigurojë mbahet ‘Top Sekret’ dhe për publikimin e tij që i bën shumë dëm Erion Veliajt po ushtrohet trysni e madhe.

Zjarr Tv Ad