Foto sa një mijë fjalë/Çfarë nuk u pa në Samitin e Diasporës me 670 milionë lekë kosto

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Genc Sejko, i cili është kthyer në personazh për memet e tij të goditura, ku objekt i ironisë janë figurat e politikës, por edhe për satirën e sarkazmën me të cilat i shoqëron ato, i ka nxjerrë ‘bojën’ Samitit të Diasporës. Me anë të disa fotove, ai tregon se sa është shpenzuar.

Për këtë samit katër ditor janë shpenzuar rreth 670 mln lekë të vjetra, para nga taksapaguesit shqiptarë.

Pamjet në fjalë lënë për të dëshiruar. Të ngjajnë me ato të një kampi refugjatësh, dhe jo të një takimi solemn për të cilin janë shpenzuar miliona. Ky është trajtimi që u është bërë shqiptarëve të ardhur nga diaspora.

Siç duket edhe nga fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shumë pjesëmarrës janë shfaqur jo vetëm të uritur, por aspak komodë për kushtet më minimale të ngrënies.

Zjarr Tv Ad