Marrëdhënia mes modeles Kejvina Kthella dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ishte aspak e mirë. Edhe përjashtimi i modeles nga ky spektakël erdhi si pasojë e shuplakës që ajo i dha Luizit.
Pas daljes së saj nga shtëpia Kejvina ka preferuar të qëndrojë në qetësi dhe reagimi i vetëm i saj ishte mbyllja e “Instagramit”.
Ndërkohë, sot në shtëpinë e Big Brother ka mbërritur një dron për Luizin i cili mendohet se është dërguar nga Kejvina
“Të dua dhe ti e di”, shkruhet në pankartë.
Në pankartën mbi dron ndodhet foto e Kejvinës me Luizin prandaj këngëtari është i bindur se droni është nisur nga ajo. Por nuk mendon njësoj Olta Gixhari.
“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,” tha Olta.
Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.
“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq”, u shpreh Luizi.