Ky është Redmon Gruda, 21-vjeçari i cili u arrestua sot nga policia, pasi rrëfeu se ishte ai që kishte goditur disa herë më thikë në kokë gjyshen e tij, Floresha Shkurti, duke e lënë të vdekur.
Që në fillim dyshimet e policisë ishin se e moshuara është vrarë. Ka qenë nipi i saj 21-vjeccar që ka pranuar autorinë e këtij krimi të rëndë, ndonëse fillimisht e mohoi.
21-vjeçari ka tentuar të fshehë provat e ngjarjes, madje e ka thirrur urgjencën ditën e djeshme, me arsyetimin se gjyshja e tij është e sëmurë.
Mirëpo, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se e moshuara ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me send të fortë në pjesën e kokës. Sipas ekspertëve, 81-vjeçarja Floresha Shkurti, gjithashtu ka dëmtime dhe në pjesët e gjymtyrëve.
Ndaj sot është vënë në pranga nipi i saj, Redmon Gruda, që ka pranuar edhe autorësinë e krimit. I riu ka bërë të ditur se që pas vdekjes së të atit nuk ka shkuar mirë me nënën.
“Kisha debate të vazhdueshme me gjyshen. E godita në gjaknxehtësi e sipër.
Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë. Madje, dje kemi pasur një debat që ccoi në këtë akt ekstrem”, mësohet të ketë thënë i riu.
ARRESTIMI
Kur ka kaluar vetëm një ditë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku një 81-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj, është zbuluar autori i vrasjes. Uniformat blu të Durrësit kanë arrestuar nipin e Floresha Shkurtit, Redmon Gruda.
Ky i fundit për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, duke e lënë të vdekur.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetësja F.Sh. 81 vjeçe.
Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.
Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Pena