FOTO-VIDEO/ E pabesueshme…Ky fëmijë e ka trurin jashtë kafkës

0
553
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sierra dhe Dustin Yoder janë prindërit e Bentely, foshnja që ka lindur me trurin jashtë kafkës së kokës. Kur Sierra kishte shkuar për të zbuluar gjininë e fëmijës, doktorët i kishin treguar se kishin gjetur shenja të pakëndshme për bebin e saj ende të pa lindur. Ai ishte diagnostifikuar me sëmundjen ‘encephalocele’, që prekte 1 në 10.000 foshnje. gallery-1466606370-screen-shot-2016-06-22-at-103856-amNë fillim, mjekët kishin menduar se ai nuk do ia dilte pasi të lindej, prandaj edhe e kanë këshilluar të ëmën që të përgatitej per procedurat e funeralit, transmeton ORAinfo.

Në ditën e caktuar për të bërë abortin, çifti Yoder kishin hequr dorë në momentin e fundit, duke i dhënë djalit të tyre një mundësi për të parë dritën, dhe me besimin se ndjenja e tyre që bebi do të jetojë shëndetshëm do të bëhej e vërtetë.gallery-1466604025-bentley

Dhe kush thotë se intuita e nënës për t’i ndjerë gjërat për të voglin e tyre nuk është e vërtetë, duhet të lexojë historinë e djalit që e menduan se do vdiste brenda javës së parë të jetës.

Tani ai është gati 2 vjeç dhe gjendja e tij ka habitur edhe mjekët, për të mirë. Sierra dhe Dustin kanë treguar si djali i tyre është paksa i heshtur por është në gjendje të ecë, të flasë dhe të buzëqeshë.

Ajo që mjekët e spitalit të Bostonit në Amerikë kishin bërë në operimin e kokës së Bentley është e papërshkrueshme, sipas prindërve të tij.

Ata i kanë krijuar një kafkë artificiale, si mburojë për trurin që kishte dalë, duke ia mundësuar atij një zhvillim shumë normal të organizmit në përgjithësi.gallery-1466603795-20160524-encephaloceleor-42

“Jemi të lumtur që Bentley pati shansin e dytë në këtë jetë. Falënderojmë ‘Boston Children’s Hospital’ që nuk hoqën dorë nga ne dhe djali jonë”, shkruhet një nj letër falënderimit të Yoder./ORAinfo/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=LbwcXDOzybE]

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad