Fotografi e përbashkët e gjyshërve të Ritës dhe Duas

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbesat janë armike por gjyshërit e tyre kanë qenë shokë. Bëhet fjalë për Rita Orën dhe Dua Lipën. Babai i Duas ka nxjerrë nga arkivat një foto të babai të tij, Seitin duke kaluar kohën së bashku në një lokal në Pejë në vitin 1960.

“Babi im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë së bashku në vitin 1960 në qytetin e Pejës. Gjyshërit miq,”- shkroi Dukagjini.

Foton e përbashkët të Seitit dhe Besimit e publikoi edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ndërsa ngriti pyetjes mos vallë a e dinin ata që mbesat e tyre do bëheshin yje globalë.

“Në vitin 1960 në Kosovë Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. A e dinin ata se mbesat e tyre do rriteshin dhe do bëheshin yjet botërorë,”– shkroi Vlora Çitaku.

Seit Lipa ka qenë drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë. Ai lindi më 1937 dhe u nda nga jeta në 1999. Ndërsa Besim Sahatçiu ishte regjisor dhe skenarist i shumë filmave të njohur si “Përroi vërshues” dhe “Nabujala reka”.

Filmi i tij “117” mori çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978. Sahatçiu u nda nga jeta në vitin 2005.

Zjarr Tv Ad