Fotografoi Lefter Kokën në ambjentet e ajrosjes së burgut, autori punonjës i Prokurorisë,akuzohet për shpërdorim detyre

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, në dhjetor të vitit të kaluar u fotografua teksa i vetëm kishte dalë për tu ajrosur në ambjetet e paraburgimit 313.

Kjo foto e shkrepur menjëherë vendosi në lëvizje drejtësinë dhe së fundmi ka rezultuar se autori i cili bëri foton ka qenë një punonjës i Prokurorisë së Tiranës, i cili punon si postier në institucionin e akuzës në kryqytet.

Ditën kur është bërë fotoja ai kishte shkuar në ambientet e burgut për të dërguar aty disa shkresa nga prokuroria dhe në momentin që ka parë Kokën në ajrosje e ka fotografuar.

Ai u zbulua nga kamerat e sigurisë së burgut. Vetë postieri e ka pranuar se ka qenë ai personi që ka fotografuar ish ministrin në ajrosje, mirëpo ka hedhur poshtë akuzën se ka qenë ai që e ka shpërndarë atë nëpër media.

Pas zbulimit prokuroria ngriti ndaj tij akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘cënimit të privatësisë’. Sipas prokurorisë ky shtetas ka cënuar sigurinë e burgut, si dhe ka dëmtuar  imazhin e figurën e ish ministrit

Por, gjykata pas shqyrtimit të fakteve për këtë çështje vendosi pushimin e hetimeve me argumentin se postieri ka për detyrë të dorëzojë vetëm dokumentat në institucion. Ndërsa ruajtja e sigurisë së  personave që qëndrojnë të izoluar në ambientet e burgjeve është detyrë e oficerëve dhe  zyrtarëvë që ushtrojnë detyrën në ambientet ku mbahej i izoluar ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Ndërsa përsa i perket prishjes së imazhit e figurës së Kokës, në vendimin e tij gjyqtari Sokol Pasha, argumenton se kjo është një çështje penale, e për këtë z. Koka, nëse ka pretendime duhet ti drejtohet Gjykatës Civile.

Zjarr Tv Ad