Fotoja që çoi pas hekurave Assange

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë pas arrestimit të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, të shumta kanë qenë teoritë rreth motiveve që detyruan ambasadën e Ekuadorit të pranonte heqjen e azilit politik. Pas akuzave të presidentit të Ekuadorit, Lenin Moreno për spiunazh ndaj tij, një foto e këtij të fundit dyshohet të jetë arsyeja kryesore që çoi Assangen pas hekurave.

Një foto e Morenos në një hotel luksoz  me ushqim të bollshëm solli mjaft ‘trazira’ në një vend të varfër si Ekuadori, duke dëmtuar në një fare mënyrë edhe reputacionin e liderit të vendit.

Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe zyrtarët brenda vendit, të cilët e cilësojnë presidentin si një njeri të qetë i cili kur nevrikoset di edhe të jetë determinues, duke hedhur hije dyshime se fotoja mund të jetë një nga arsyet e largimit të themeluesit të Wikileaks.

“Presidenti është një njeri i qetë. Por kur nevrikoset ai mund të jetë edhe determinues”- u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad