Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit, në tavolinën e komisionerëve një fletë votimi është fotografuar e bërë gati me votën për kryetaren aktuale të Bashkisë, Emiriana Sako.
Fleta e votimit e plotësuar, që është në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor, ndodhet mbi tavolinë, pranë komisioneres së Partisë Socialiste.
Ajo që vihet re është se fleta e plotësuar me kryq tek emri i Emiriana Sako, është poshtë një pakete cigareje dhe një raketë ping-pong-u, që nuk mund të kuptohet përse do të ishte e nevojshme në një ditë si kjo në tavolinën e komisionerëve në një qendër votimi!
Ndërkohë vetë komisionerja e PS shihet teksa ‘lundron’ në internet me telefonin e saj.\Panorama