FOTOLAJM/ Një ditë pas takimit me senatorët amerikanë në selinë blu, nënkryetarja e PD fotografohet me ambasadoren Yuri Kim

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është fotografuar teksa bisedon me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

Takimi ka ndodhur gjatë marshimit të organizuar nga Ambasada Amerikane për sensibilizimin dhe mbrojtjen kundër kancerit të gjirit.

Siç shihet edhe në foto, Tabaku dhe ambasadorja kanë konsumuar një bisedë mes tyre.

Kujtojmë që kjo vjen një ditë pasi një përfaqësi e senatit amerikan zhvilluan një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ligjvënësit republikanë të Senatit Amerikan zgjodhën ta nisin me kreun e opozitës, axhendën e takimeve në Tiranë.

Nisja e vizitës me fokus sigurinë e rajonit, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me zotin Basha përcjell mbështetjen për kreun e demokrateve dhe për qasjen e tij ndaj këtyre problematikave.

Zjarr Tv Ad