Shembull për tu marrë/ Luizi debaton ashpër me Kiarën për ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’: Është jo normale

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e së mërkurës është diskutuar për një sërë temash në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Banorët kanë realizuar një “talk show”, ku kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me çështje të caktuara.

Mes temave të diskutuara kanë qenë dhe lidhjet dhe martesat mes gjinisë së njëjtë, ku shumë prej banorëve janë deklaruar pro.

Por këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka shprehur qëndrimin e tij kundër kësaj çështjeje, duke i cilësuar si anormale martesat mes gjinisë së njëjtë.

“Kur i shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion dhe më thotë djali: O babi pse puthen ata njësoj siç puth ti mamin? Çfarë t’i them. Është jo normale”, tha Luizi kur u pyet mbi këtë temë.

Ndërkohë krejt qëndrim të kundërta ka pasur partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito, e cila është treguar e mirëkuptueshme ndaj komunitetit LGBT+. Një tolerancë të tillë ajo ia kërkoi edhe Luizit, mirëpo i njëjti denjoi që të ndryshonte qëndrimin e tij.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të ndodhim dinamika të ndryshme. Së fundmi, Luizi dhe Maestro janë përfshirë në një situatë mjaft komike me njëri-tjetrin.

Kjo pasi ata gjatë pasdites të së mërkurës, ata kanë tentuar në një moment të puthin njëri-tjetrin në buzë, pasi Meastro e provokoi Luizin duke e pyetur se dëshiron të dijë se si ai puthtë.

Dhe si për t’ia vërtetuar, Luizi e kapë Maestron dhe dëshiron që ta puthë në buzë, por është Kiara e cila ndërhyn në atë moment dhe i ndanë.

Zjarr Tv Ad