FOTOT e para nga takimi, rusët shkojnë të “kollarisur” për negociata, ukrainasit të lodhur dhe me rroba ushtarake

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacioni rus me atë ukrainas janë duke kryer takimin e dytë mes tyre, ndërkohë që bombardimet e rusëve vijojnë në qytetet ukrainase, duke mos kursyer as civilët. Nga fotot e publikuara në rrjet nga takimi mes palëve, ajo çfarë vemë re është veshja e delegatëve.

Rusët kanë shkuar në takim të “kollarisur”, ndërsa pala ukrainase me uniforma ushtarake për të treguar se vijnë nga lufta dhe bombardimeve. Takimi mes tyre po zhvillohet në Bjellorusi dhe në momentin kur delegacioni ukrainas arriti në vendin e takimit, ata shtrenguan duart me palën ruse.

Qëllimi minimal i Kievit në këtë takim është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti, sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili më herët postoi një përditësim të shkurtër në Facebook, para helikopterit me të cilin u nis drejt Bjellorusisë.

Zjarr Tv Ad