FOTOT/ Kjo është ambasadorja e re e Afrikës së Jugut në Shqipëri, presidenti Meta tregon temat e diskutimit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Presidenti Meta thote se gjate takimit, “nënvizuam rëndësinë e krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor për fuqizimin sidomos të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe nxitjen e kontakteve ndërmjet strukturave të biznesit”.

Postimi i plote

Kënaqësi të takoja sot Ambasadoren e re të Afrikës së Jugut në Shqipëri, Nosipho Jean Ngcaba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

I urova suksese në misionin e saj diplomatik dhe shpreha vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, si në planin dypalësh, ashtu edhe atë shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Nënvizuam rëndësinë e krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor për fuqizimin sidomos të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe nxitjen e kontakteve ndërmjet strukturave të biznesit.

Zjarr Tv Ad