FOTOT/ Kryebashkiaku Veliaj i jep kombëtares “Çelësin e Tiranës”: Jeni kampionët tanë

0
621
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka nderuar me “Çelësin e Tiranës” kombëtaren tonë të futbollit. Menjëherë pas mbërritjes në aeroport, skuadra jonë ka udhëtuar drejt Bashkisë së Tiranës ku është pritur në një ceremoni të posaçme zyrtare nga banda e qytetit dhe qytetarë të shumtë që kishin dalë për të përshëndetur heronjtë e tyre. Pasi autobusi është ndalur në hyrje të Bashkisë të gjithë futbollistët dhe ekipi drejtues i saj është pritur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe drejtuesit e tjerë të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në mënyrë simbolike i ka dorëzuar kapitenit, Lorik Cana “Çelësin e Tiranës” në shënjë mirënjohje për kontributin që e gjithë skuadra jonë kombëtare dha në përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Bashkisë, Veliaj ndërsa falenderoi skuadrën për emocionet që i dhanë të gjithë shqiptarëve theksoi se kombëtarja jonë e futbollit është jo vetëm frymëzim I të gjithë shqiptarëve por edhe shembulli më i mirë i faktit se kur të gjithë bëhen bashkë mund të arrihen gjera të paimagjinueshme.

“Besoj që qyteti i Tiranës meriton t’i japë një duartrokitje Kombëtares që na bënë krenarë dhe për ne janë fitues. Rrallë i jepet mundësia një kryetari të bashkisë të qytetit tonë që të rrethohet nga Kombëtarja më e mirë që ka pasur Shqipëria në të gjitha kohërat. Gjatë kësaj beteje, një betejë titanike kundër të gjitha gjasave, sigurisht që u mundën shumë rivalë por unë besoj që fitoren më të madhe e kemi për ne si shqiptarë kudo ku jemi, në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Çamëri për të mundur një mentalitet i cili thotë që ne nuk ia dalim, që ne dështojmë, që ne nuk dimë të organizohemi. Arritët fitoren kryesore për të na provuar të gjithëve që kur jemi bashkë, jemi të pamposhtur, mund t’ia dalim dhe mund të fitojmë çdo betejë”, tha Veliaj.

Më tej kryetari i Bashkisë Veliaj ka vlerësuar mundin dhe sakrificën e secilit prej lojtarëve të kombëtares të cilët falë punës së tyre kanë arritur ti japin Shqipërisë një emër të mirë në gjithë Europën. “Secili prej jush është dëshmi e faktit se nuk vjen nga familje e njohur, se nuk vjen nga njerëz me lidhje, se nuk ka mbiemrat që i kanë çarë dyert e jetës. Secili ia ka dalë me punë dhe në fakt gjatë kohës që ju na keni nderuar në Francë, mijëra djem e vajza janë regjistruar për futboll, mijëra djem dhe vajza janë regjistruar që të marrim pjesë në kurse, mijëra djem dhe vajza ju kanë parë ju si idhuj dhe shpresojnë që Shqipëria të bëhet më e mirë falë shembullit që ndjekin prej jush”, shtoi Veliaj.

Ai ka ftuar më pas kapitenin Lorik Cana për të marrë “Çelësin e Tiranës”. “Ndaj në emër të qytetit të Tiranës dua të ftoj Lorikun, kapitenin tonë dhe ashtu sikur ishim vegjël dhe prindërit kur shkonim për të luajtur futboll, na varnin çelësin në kanatiere që të mos e humbnim rrugës dhe të kthehemi në shtëpi, ne duam t’u jepni çelësin e Tiranës tani që jeni kthyer në shtëpi si kampion”, u shpreh kryebashkiaku.

Ndërsa kapiteni i skuadrës tonë të kombëtare, Lorik Cana pasi ka marrë “Çelësin e Qytetit”, ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe që i dhanë skuadrës jo vetëm në shkallët e stadiumeve por edhe kudo ku ata jetojnë.

“Përveç faktit që është jashtëzakonisht nxehtë, jemi edhe më shumë mirënjohës për praninë tuaj, nuk do ju mbaj shumë gjatë. Ju falenderoj, sigurisht së pari në emër të ekipit për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithashtu për pritjen. Sigurisht që ne kemi një atdhe dhe patjetër që Tirana është kryeqendra e saj dhe sigurisht çdo herë kur jemi këtu e ndiejmë veten si në shtëpinë tonë. Edhe njëherë shumë faleminderit dhe shpresojmë të vazhdojmë edhe më tej, sikurse ekipi kombëtar, sikurse vendi dhe kryeqyteti ynë!”, u shpreh i emocionuar Cana.

Ndërkohë që trajneri Giani Debiazi ka vlerësuar lojën e futbollistëve tanë të kombëtares, ka theksuar se ata janë shembull për çdo të ri shqiptar. “Besoj se shembulli këtyre djemve është një shembull i rëndësishëm për shumë të rinj që duan të besojnë në një të ardhme ndryshe dhe se me vendosmëri mund të gjejmë një hapësira te reja në jetët tona. Një urim për të gjithë shqiptarët, të gjithë djemtë, për një të ardhme më të mirë!”, u shpreh De biazi./a.m.

1L6A87261L6A88581L6A82061L6A84291L6A84451L6A8354

 

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad