Fotot nga paparaci/ As një muaj nga lindja, Edona Bilali rikthehet në Parlament! Ministrja ndan kohën mes angazhimeve politike dhe rolit të ri si nënë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më pak se një muaj më parë, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Eden. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Bilali, e cila ka postuar në “Facebook” një foto me dorën e të birit.

“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj. Por kur ende Eden nuk e ka mbushur muajin, ministrja është kthyer në Parlament. Ashtu siç shihet, ajo ka qenë pjesëmarrëse këtë të enjte në seancën plenare.

E veshur me të errëta, ajo dukej në një formë shumë të mirë fizike. Duket se tashmë Edona do ta ndajë kohën e saj mes angazhimeve në politikë dhe rolit të ri si nënë. Kujtojmë se të shpeshta kanë qenë ministret e deputetet që janë rikthyer në Kuvend, menjëherë pas lindjes, duke zgjedhur kështu të vijojnë me angazhimet e shumta që kanë në rolin e tyre politik.

Zjarr Tv Ad