I eshte kthyer jetës normale, duke lënë pas bujën që i dha “Big Brother”. Tashmë, koha e saj ndahet mes angazhimeve në punë dhe detyrës si mama. Të shpeshta kanë qenë rastet kur ajo ka folur për raportin që ka me të bijën, duke qenë më shumë si dy mikesha. E këto foto të shkrepura nga paparaci ynë e tregojnë më së miri këtë. Ndonëse prej vitesh Tea jeton në Gjermani, të shpeshta janë vizitat që i bën nënës së saj.
E kur Tea vjen, si dy mikesha e kalojnë kohën duke bërë shoping në Bllok. E veshur me një fustan të zi dhe tejet elegant, Monika ka treguar edhe njëherë format e saj perfekte. Nga ana tjetër, Tea kishte zgjedhur një veshje disi më sport. Ku kostumin free size ngjyrë lejla e kishte kombinuar me atlete. Me çanta në duar, dy vajzat duken të lumtura pas blerjeve të shumta që kanë bërë. Aktorja ka folur për jetën personale ku dhe ka zbuluar se pas divorcit ka pasur mbështetjen e familjes së saj dhe për më tepër të vajzës, ndryshe nga shumë gra në vendin tonë.
“Unë isha rritur me një familje shumë të emancipuar. Divorci im nga familja nuk u prit keq. Më përkrahën. Tea ishte 4 vjeç kur u divorcova dhe isha në kulmin tim dhe opinioni ishte i frikshëm. Vitet e para zgjodha të jem edhe grua, edhe baba, por nuk u largova nga familja ime, sepse doja që Tea të kishte prezencën e një mashkulli. Nuk doja të rrinim vetëm në një shtëpi. Këtu isha pak fanatike”, tha Monika.
Ndërkohë, ajo ka deklaruar gjithashtu se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën, kështu që nuk e ka pasur problem që t’ia prezantonte partnerët e saj. “Për shumë kohë nuk solla partner në jetën e Teas, sepse nuk arrita të gjeja atë që nesër pasnesër të ishte prapë me ne. I kam prezantuar partnerët Teas. Ka qenë ekuilibër shumë i mirë, sepse ajo në fund ka dashur që të jem unë e lumtur. Më ka thënë ‘Bujrum, hajde, por bëje për veten tënde, jo për mua’. Më ka ardhur keq që Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje dhe ajo e vuante këtë. Dhe më thoshte se ‘nëse ti mendon se jam unë pengesa nuk jam’. Lotët e mi kanë qenë nga rrethana të ndryshëm”, tha ajo.
Duket se nga “Big Brother”, Monika ka marrë me vete jashtë edhe ‘armiqësitë’ e krijuara. Dikur Monika Lubonja, Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të pandarë në ‘Big Brother VIP’. Mirëpo, gjërat morën një kthesë tjetër dhe papritur balerini ndryshoi raportet me Monikën. Pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia u kris edhe mes Monikës dhe Arjolës. Madje, të tre tani ironizohen në rrjetet sociale. Por, kur të gjithë flasin për prishjen e raportit të tyre, Monika i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj të fundit. Ajo ka uruar publikisht Arjolën për ditëlindje në rrjetet sociale. “U bëfsh 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat, suksese kudo! Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot!”, thoshte Monika në një video në postuar në “Instagram”, duke etiketuar edhe Arjolën.
Kjo e fundit e ka ripostuar videon pa asnjë koment. Kjo vjen disa javë pasi aktorja iu përgjigj ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit në rrjetet sociale, duke postuar një video ku shkruante disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit: “Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”. Në këtë mënyrë ajo ka ironizuar dy ish-miqtë duke iu kundërpërgjigjur për postimet e para disa ditëve. Arjola postoi në rrjetet sociale një foto kur ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Krahas saj, shkroi: “Hej Subhanallah, o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ia the!”, duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.
Ky i fundit e ka ripostuar postimin e Arjolës ku si mbishkrim i ka vendosur shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën. “A ke pleh me shit”, shkruan balerini. Më herët kujtojmë që në një ‘Ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin. Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendonte se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se ka qenë ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.
E pyetur nëse ishte penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “S’e di! Fol me Sabianin”. Ndërsa një tjetër shkruante se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.