Fotot nga paparazzi/ E pret një sezon me sfida mes kërcimit dhe moderimit, Salsano Rrapi në rrugët e Tiranës nën shoqërinë e…

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky sezon do të jetë i mbushur me plot sfida për aktorin e njohur Salsano Rrapin. Prezantuesin tashmë do ta shohim për herë të parë në pistën e vallëzimit të spektaklit “Dancing With the Stars” së bashku me shumë personazhe të tjerë.

Fotografi i “Panorama Plus” ka fotografuar aktorin e humorit, duke ecur përgjatë rrugëve të Tiranës bashkë me një mikun e tij ku duken të qetë dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.

Sakaq, kujtojmë se në sezonin e ri, Salsano ka treguar se spektakli i humorit “Portokalli” të cilin e drejton prej vitesh tashmë, do të ketë disa ndryshime të reja dhe do e prezantojnë tre persona.

Disa javë më parë u përfol se Xhemi Shehu do të rikthehet sërish në skenën e “Portokalli” si prezantuese, dy vite pas largimit të saj. Ajo do të moderojë në krah të kolegut të saj prej shumë vitesh, Salsano Rrapit dhe prezantueses aktuale, Fjoralba Ponari.

Lajmi u “konfirmua” nga vetë Xhemi Shehu në një postim në Instagram ku shkroi: “Rikthim në shtëpi” dhe postoi foto në skenën e “Portokalli”.

Salsano teksa ishte i ftuar në “Wake Up”, tha: “Tani unë nuk e di a ka dalë a s’ka dalë data, nuk e di nëse duhet ta them datën apo jo. Kemi filluar që në fillim të shtatorit, do të ketë shumë personazhe të reja edhe nga aktorë të vjetër, është bërë një strukturë e re. Sigurisht struktura e re ka bërë disa ndryshime edhe në strukturë d.m.th. në sallë dhe në skenë. Nuk ndryshon në thelb gjëja por ka gjëra të reja.

‘Dancing’ do jetë të premten dhe ‘Portokalli’ do jetë të dielën. Do moderohet nga mua, nga Fjoralba Ponari edhe një e tretë, e cila nuk ka dalë akoma. Unë kam fatin e Blendit në treshe këtë sezon”, u shpreh ai, teksa foli edhe për angazhimin e tij në “Dancing With the Stars”.

Ndërkohë, Xhemi Shehu pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatorët e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Ajo u rikthye në “Top Channel” me “Qesh mirë kush qesh i fundit” pas shkëputjes gati njëvjeçare, por emisioni zgjati vetëm disa javë.

Sakaq, Salsano foli dhe për rrugëtimin që e pret në “DWTS” dhe u shpreh se është një eksperiencë e re për të dhe një sfidë duke qenë se i duhet të mbajë nga njëra anë spektaklin e humorit dhe nga ana tjetër pjesëmarrjen në “DWTS”.

Aktori madje zbuloi se kur ka qenë i vogël ka pasur dëshirën të bëhej balerin.

Zjarr Tv Ad