“Franca po përgatitet të vendosë veton për negociatat” gazeta franceze: Do të mbështetet edhe nga 3 vende të tjera

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franca po përgatitet të vendosë veton për të mos lejuar hapjen e  negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për arsye se nuk janë gati as këto dy vende dhe as Europa, kështu shkruan gazeta franceze Les Echos.

“Parisi po kundërshton. Pavarësisht letrës së  krerëve te institucioneve kryesore të BE-së ku i bëhej thirrje qeverive të vendeve të të BE-së të hapnin negociatat pa vonesë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca mund të vendosë veton. Franca mund të jetë e vetmja nga 28 vendet anëtare që refuzon nisjen e bisedimeve me Shkupin. Ndërsa në rastin e Shqipërisë, do të mbështet nga tre partnerë të tjerë, Holanda, Danimarka dhe Spanja”, shkruan gazeta frnaceze.

Les Echos shton më tej se për pjesën më të madhe të vendeve anëtare, për eurodeputetët dhe për Komisionin Evropian, këto dy shtete i kanë plotësuar ato që iu kanë kërkuar, përfshirë respektimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por për Francën, pavarësisht këtyre përpjekjeve, as dy vendet e Ballkanit Perëndimor dhe as Bashkimi Evropian nuk janë gati për zgjerim të mëtejshëm”-shkruhet në gazetë.

Zjarr Tv Ad