Franca, shteti më i goditur nga vapa përvëluese

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo verë është konsideruar si një ndër më të nxehtat në histori, sidomos për Europën. Shteti më i prekur nga vapa përvëluese ka qenë Franca. Ditët me temperaturat më të larta kanë qenë ato të fundit të Qershorit dhe fillimit të Korrikut.

Ministrja e Shëndetësisë, Agnss Buzyn, gjatë një interviste në media ka thënë se në këtë periudhe kur termometri ka shënuar deri në 45 gradë celsius, kanë humbur jetën 1500 persona. Ajo shtoi se krahasuar me vitin e kaluar janë shënuar 1000 vdekje më shumë. Pjesa më e madhe e viktimave i përket moshës së tretë si dhe personave që punonin në ambiente të hapura.

Gjithsesi, ministrja theksoi se janë më pak viktima se vala e të nxehtit që preku Francën në vitin 2003, e cila u mori jetën 15.000 personave.

Kjo valë e nxehtë ka qenë problem edhe për shumë vende të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të muajit Qershor u regjistruan 614 viktima si pasojë e temperaturave të larta. Edhe në Gjermani u shënua një numër i lartë personash që humbën jetën për shkak të të nxehtit.

Ekspertët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e emetimit të gazeve, por shqetësues është fakti se kjo valë të nxehti ekstrem po bëhet e zakontë për stinën e verës dhe Europa nuk është e përgatitur për ta përballuar atë.

Zjarr Tv Ad