Franca zgjat gjëndjen e jashtëzakonshme

0
460
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franca zgjat gjëndjen e jashtëzakonshme

Qytetarët francezë do të vijojnë të mbeten nën masa të rrepta sigurie deri më datë 15 korrik të vitit të 2017, kohë në të cilën do të kenë përfunduar edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Vendimi është marrë pas votimit në Asamblenë Kombëtare, ku deputetët mbështetën idenë se rreziku i sulmeve terroriste është ende i pranishëm dhe se do të duhen të paktën edhe 8 muaj gjëndje emergjence.

Propozimi për zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme u mbështet nga 288 antarë të Asamblesë dhe u kundërshtua nga 32 prej tyre.

Përfaqësuesit argumentuan se sulmi në Nice që u ndërmor në një kohë kur vendi ishte nën masa të rrepta sigurie, por edhe një sërë incidentesh të tjera, dëshmojnë se regjimi i gjëndjes së jashtëzakonshme duhet të vijojë të mbetet i pranishëm.

Përgjatë dy viteve të fundit, Franca ka qënë një prej vendeve më të goditura nga sulmet terroriste.

Gjëndja e Jashtëzakonshme, e vendosur që pas sulmeve tragjike të 13 nëntorit në Paris, përbën periudhën më të gjatë në të cilën vendi ka qënë nën një regjim të tillë, që prej luftës së Algjerisë në vitet 60-të.

Masat e shtuara të sigurisë do të jenë të pranishme edhe në kohën që qytetarët francezë do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.

Qeveria e Presidentit Fransua Hollande dhe e ish-Kryeministrit Manuel Val, ka marrë kritika të vazhdueshme për sigurinë e dobët, pasi autoritetet nuk arritën të parandalojnë një sërë sulmesh terroriste.

Për këtë arsye, shanset që socialistët të marrrin një mandat të dytë nga këto zgjedhje mbeten mjaft të ulta.///

2020385

Zjarr Tv Ad