Francë, arrestohet ish-truproja e Macron

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alexandre Benalle, ish-bashkëpunëtori i presidentit francez Emanuel Macron është vendosur në paraburgim, shkruan shtypi. Benalla akuzohet se ka thyer kushtet e kontrollit të tij gjyqësor, në kuadër të hetimit të dhunës më 1 maj në Place de la Contrescarpe në Paris. Përveç dhunës, përgjime të tjera të çuditshme dalin në skenë për ish-truprojën e Macron, i cili përflitet për negociota me oligarkët rusë. Ish-bashkëpunëtori i Macronit ishte ftuar në Gjykatën e Parisit bashkë me kolegun e tij Vincent Crase, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e partisë La République En Marche. Pas kasetave audio të zbuluara në ditët e fundit nga Mediapart, Benalla akuzohet, në veçanti, se kishte pasur kontakte me Vicent Crase, pavarësisht se drejtësia e kishte ndaluar atë. Sipas Mediapart, ish-truproja 28 vjeç ka negociuar personalisht, kur ai ishte ende në Elysee, një kontratë prej 294 mijë euro midis kompanisë së sigurimit Mars, drejtuar nga miku i tij Vincent Crase dhe oligarku rus Iskander Makhmudov, për Presidentin Vladimir Putin. I kontaktuar nga Le Monde, as Benalla as Crase nuk donin t’i përgjigjeshin akuzave.

 

Zjarr Tv Ad