Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Njëzet banka europiane po punojnë për krijimin e një sistemi paneuropian pagesash, që mund të funksionojë në Europë pa Visa, Mastercard dhe gjigantët e huaj të teknologjisë, njoftuan burimet përkatëse.
“Projekti është në diskutim e sipër mes këtyre bankave, që përfaqësojnë një pjesë të mirë të Europës”, deklaroi gjatë një konference, Carlo Bovero, përgjegjësi botëror për kartat i BNP Paribas.
Kjo iniciativë bankare, e quajtur Iniciativa e Sistemit Paneuropian të Pagesave (PEPSI), synon të menaxhojë të gjitha format e pamaterializuara të pagesave.