Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Franca tha se ka arrestuar dy persona për planifikim të një sulmi terrorist në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Ministri i Brendshëm i Francës, Matthias Fekl, tha se “dy personat e radikalizuar, të lindur në vitin 1987 dhe 1993, kanë shtetësi franceze” dhe se janë arrestuar sot në qytetin Marsej.
Fekl tha se siguria rreth zgjedhjeve dhe kandidatëve është përforcuar.
Rrethi i parë i votimeve do të mbahet më 23 prill.
Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, kryesojnë sondazhet.