Frank Shkreli përlotet : SHBA mbetet mike e madhe e Shqipërisë. Ka pasur ambasadorë…

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Frank Shkreli, u përlot live në intervistën për Çim Peka Live.

Shkreli tha se SHBA mbetet një mike e madhe dhe e përhershme, duke shtuar se Amerika ka pasur në Shqipëri ambasadorë të mirë dhe të keqij, por Shtetet e Bashkuara mbeten vatër e lirisë.

“Kemi pasur ambasadorë amerikanë në Tiranë të mirë, jo të mirë dhe hiç të mirë gjatë 30 viteve. SHBA mbeten mike të përhershme e kombit shqiptar. Zërin e Amerikës e kontrollon sidomos Kongresi në SHBA.

Zëri i Amerikës ka qenë i saktë, por DASH nuk ka asnjë rol në koptimin editorial të Zërit të Amerikës. Ishte një kohë që Zëri i Amerikës jepte editoriale dhe shprehej mendimi i SHBA-ve për cilindo subjekt qoftë. Zëri i Amerikës është ent qeveritar dhe financohet në këtë pikëpamje, por editorialisht ka gazetarë të pjekur, që reagojnë menjëherë. Nuk ka komb në botë që ka bërë më shumë për Shqipërinë sesa SHBA, kjo është lidhje që nuk ka njeri që ta dobësojë apo ta zhdukë”, u shpreh Shkreli.

Zjarr Tv Ad