Frika nga koronavirusi në Tiranë, në farmaci s’ka maska dhe dezinfektantë

0
51

Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët e Tiranës.

Farmacitë deklarojnë se kanë mungesë maskash dhe dezinfektantësh, ndërsa shtojnë se çmimi i disa prej këtyre produkteve është rritur.

“Sot kanë ardhur me çmim më të lartë. Kjo për shembull është 10 000 lekë, por ke aty për shumë kohë. Se s’ka pasur as kështu shumë.”

Vetëm gjatë paradites së sotme, vetëm në njërën farmaci janë shitur rreth 50 alkool etilik.

“Vetëm sot, alkoole dhe dizifektantë, 50 kanë ikur një herë.”

“Po tani çfarë nuk bënë vaki.”

Panik ka edhe mes nxënësve në shkolla, prindërit e të cilëve shprehen se pavarësisht frikës nuk mund ti lënë fëmijët pa shkollë.

“Kemi frikë, po s’ka pasur ndonjë lajmërim ndonjë gjë deri më tani.”

“Derisa nuk është dhënë si mund ta lë në shtëpi unë fëmijën.”

Por nxënësit shprehen se në klasat e tyre këtë të hënë ka pasur mungesa.

“Në fakt ka pasur mungesa, 12, 4, 6.”

Një nga këshillat e OBSH është shmangia e ambienteve të mbyllura si lokale apo restorante. Disa prej të cilave në mesditën e kësaj të hënë janë thujse bosh, por ka edhe nga ata që me maska frekuentojnë këto ambiente.