“Frikacak!” Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë sulmon Vuçiç: Zgjodhi Putinin në vend të Perëndimit! BE dhe SHBA, mbani shënim

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka sulmuar ashpër Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit vendosi të mos sanksiononte Rusinë.

Ai u shpreh se “kjo nuk është udhëheqje, por moral frikacaku”, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve që të mbajnë shënim veprimet e Serbisë.

“Pra, duket se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është moral frikacaku. BE, SHBA ju lutem mbani shënim”, shkruan ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.

Zjarr Tv Ad