Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rritja e rasteve me Covid-19, ka bërë që Sllovakia të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se qeveria e Sllovakisë, ka marrë masa të reja për hyrjet në vend.
Duke filluar nga 9 Korriku, të gjithë personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe që duan të shkojnë në Sllovaki, duhet t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore.
Kjo vlen pavarësisht nga vendi i origjinës. Ndërsa udhëtarët që kanë marrë të dy vaksinat mund të udhëtojnë lirshëm.