Frontex kap 23 klandestinët e parë në Kapshticë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

23 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në Kapshticë në ditën e dytë të vendosjes së Forcave te FRONTEX në kufirin e Gjelbër mes Shqipërisë e Greqisë.

Emigrantët janë kapur nga forcat e Frontex në bashkëpunimin me Policinë Shqiptare që janë vendosur në kufi.

Klandestinët vinin nga Siria e Irani dhe mes tyre janë edhe tre fëmijë.

Emigrantëve u janë marrë deklarimet dhe do të transportohen drejt qendrës së Azilkërkuesve.

50 forca të Frontex janë vendosur në kufijtë shqiptare në kuadër të një misioni për të ndaluar valën e emigracionit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

 

Zjarr Tv Ad