FRONTEX ruan kufirin, Lleshaj në Kakavijë: Ndalohet emigracioni i paligjshëm

0
6

Ministri i Brendshëm Sandër Llezhaj ka zhvilluar një takim me Kakavijë me forcat e Frontex të angazhuara prej 5 muajsh në ruajtjen e kufirit. Si pasojë e këtij angazhimi në tetë muaj janë ndaluar mbi 1300 klandestinë që tentojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.

Vetëm në 5 muaj në Shqipëri janë ndaluar mbi 1300 klandestinë, të cilët tentuan të kalonin përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE. Madje për shkak të numrit të lartë, në kufi me Greqinë u ngrit dhe një qendër e posaçme pritjeje.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Kakavijë ku zhvilloi një takim me forcat operacionale të Frontex të angazhuara në ruajtjen e kufirit.

Lleshaj: Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX.

FRONTEX operon prej 5 muajsh në kufirin tokësor me Greqinë dhe është i vendosur në 2 Pika të Kalimit, në Kapshticë dhe Kakavijë, me oficerë nga vende të ndryshme Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj.