Kryesia e FRPD, i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendum, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Gazetari Juxhin Mustafaraj, raporton se mes firmëtarëve është edhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit. Kjo është nisja e mbledhjes së firmave për organizimin e një Referendumi në PD.
Në kërkesën e formuluar nga FRPD, thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës, është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë dhe partisë, si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar si nul vendimin e Bashës për ta përjashtuar, ndërsa ka nisur betejën, siç e quan ai për të kthyer sovranitetin në PD.