Frrok Çupi lëshon gjuhën keq: Për SHBA-në, Sali Berisha është si Bin Laden

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Foltorja e radhës e  ish-kryeministrit Berisha, ishte në Kavajë, nga ku deklaroi se do të kandidojë për kryetar i PD-së. Pikërisht kjo deklaratë u komentua në emisionin “Breaking” nga Frrok Çupi, i cili u shpreh se Sali Berisha është a**rmik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas analistit, për SHBA-në, Berisha është si Bin Laden apo Saddam Hussein dhe me lëvizjet e fundit, po sfidon edhe drejtësinë.

Deklarata e Çupi:

“Së pari Sali Berisha po sfidon SHBA. Ai është a*rmik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sali Berisha u bën sfidë njerëzve që ka shtypur, dh*unuar. Njerëzve që u ka nxirë jetën në Shqipëri. Sfidon si të thuash ligjet dhe drejtësinë.

Drejtësia po bën gati dosjet e tij dhe ai ndërkohë bën zhurmën sfiduese ndaj kësaj atmosferë. Sali Berisha është shpallur a**rmik i SHBA.

Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi . Sapo mori bo*mbën nga SHBA, fytyra e tij ishte e shk*allmuar. Është tip i çuditshëm, papritur eleminon njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi”, u shpreh Çupi.

Zjarr Tv Ad