Frrok Çupi nuk ndalet lëshon gjuhën keq: Nuk është e mundur që Berisha të marrë Partinë, këto janë lojërat e fundit, drama e fundit…

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frrok Çupi, ka komentuar përjashtimin nga PD të Sali Berishës, me vendim të kryedemoktratit Lulzim Basha. Për deklaratat e ish-kryeministrit për të rimarrë partinë, Çupi tha se janë lojërat e fundit të një xhelati si Sali Berisha.

Frrok Çupi zbuloi gjithashtu se vendimi për largimin e Berishës, e ka detyruar Bashën të marrë masa shtesë për të mbrojtur jetën e tij.

“Ai gjen kurajo që të thotë se do të shkatërrojë vendin. Ky është fundi, këto janë lojërat e fundit, drama e fundit e Berishës. Nuk është e mundur, jashtë çdo lloj llogjike që Berisha të marrë sërish partinë. Ne jemi nën monitorimin dhe kujdesin e aleatëve. Nuk mund të jetë një parti që të mbështesë një xhelat si ky. Nëse do të ndodhte, kjo do të thotë se partia do të konsiderohej jashtë normave. PD e ka kryetarin dhe forumet e veta. Basha që dje rrezikoi edhe jetën e tij, me siguri ka kërkuar edhe masa sigurie për të mbrojtur jetën. Por mori një vendim të jetës së tij. Mbrëmë ai tha munda kuçedrën. Sa gjatë do të jetojë në krye të PD, këto janë procese politike që zhvillohen hap pas hapi.”, – u shpreh Çupi.

Zjarr Tv Ad