Frrok Çupi nxjerr emrat dhe paralajmëron arrestime/ Ja çfarë deklaron për Metën dhe Berishën…

0
997
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi, ka paralajmëruar goditje të bujshme të korrupsionit shqiptar. Sipas Çupit, do të vihen para Drejtësisë të dy Presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë.

Analiza e plotë e Frrok Çupit

“Nesër, domethënë vërtet nesër- e mërkurë, 9 qershor, Parlamenti i Shqipërisë ‘i merr hov’ edhe një herë të dytë punës për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Një ditë tjetër, edhe ajo do të quhet ‘nesër’, me sa duket, do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë. Pas tyre një ‘nesër’ tjetër, me leitnantë dhe ushtarë të mafies- ish- ministra, bosë familjarë të pasuruar me ‘frymën e shenjtë’, etj. Ndoshta jemi me fat që më në fund, nesër do ta nisim të shkuarën, se edhe kjo mund të ishte zhytur thellë e më thellë.

Çfarë rreziqesh do të kishim sikur të mos niste nesër? Rreziku më i afërt është që të na thonë: ‘Hë mo, tani kujtoheni?! Është vonë!’
Ja kështu kanë thënë dhe po thonë edhe tani. Po thonë pse Amerika e ‘kryqëzoi, Berishën tani, kaq vonë? Këta mendojnë se janë hileqarët e vetëm të botës. Këta e fshehin faktin se Amerika po mbron shqiptarët nga të vetët, në radhë të parë; pastaj po mbron rajonin. Pjesa më e lartë e ‘mbretërisë’ së mafies këtu kanë shpëtuar para gjyqeve duke thënë se ‘është vonë tani’. Të dy presidentët, Meta dhe Berisha, kishin përdorur gomën mbi fletoren e tyre të shënimeve. Kjo ishte historia për ta. Në faqen tjetër të fletores kishin vizatuar pronat pa fund të përfituara nga korrupsioni dhe grabitja, prona të mbrojtura me forcë dhe me eleminime, dhe ndërkohë kishin vizatuar gjënë e fundit: Shtetin paralel! Po pritej që shteti i votuar nga populli t’u dorëzohej para këmbëve, ndërsa këta të qeverisnin me shtetin e tyre ‘privat.

Po cila është e shkuara?

Kjo është pyetja që as këta nuk i japin përgjigje, por vetëm thonë se ‘edhe të shkuarën e kufizojmë ne’. Që ditën kur ‘Demokratikasit’ e PD-së nisën të thonë në vitin ’92 se e shkuara ishte ‘diktatura komuniste’, që atë ditë duhej të kishim kuptuar se post- diktatura do të ishte po aq e dhnushme. Pak nga pak këta e vendosën në tabelën ‘e shkuar’ çdo periudhë kur këta kryen aktet e tmerrshme: E shkuar u quajt vjedhja e floririt dhe u mbyll; e shkuar u quajt vjedhja e pasurisë së qytetarëve në skemat piramidale sikur ‘ka ndodhur një herë e një kohë’; e shkuar u quajt korrupsioni përbindësh i familjarëve të Berishës dhe vilat për macet e Metës… Këto u mbyllën të gjitha. Nesër ose në çdo mëngjes tjetër, këta do të deklaronin se ‘sot është kufiri i fundit i të shkuarës’. Edhe këtë të drejtë duan t’ia rrëmbejnë viktimës, që të caktojnë kufijtë cila ka ndodhur e cila do të ndodhë. Kur janë vetëm me veten e mërmërisin kujtimet, këta e dinë se të gjitha i kanë bërë vetë… Por kur u flet krenaria para viktimave të tyre, këta thonë se ‘nuk ka mundësi ta kem bërë unë!’ Epo nesër hapet e shkuara; viktimat kanë të drejtë ta marrin në duar”.

 

 

 

Zjarr Tv Ad