Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e errëta pas kërkesës së SPAK për deputetin socialist, ngre dyshimet e forta mbi lëvizjet e Ramës

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur për aferën e inceneratorëve, analisti Frrok Çupi tha se Alqi Bllako është një i stërvitur nga Ilir Meta për të vjedhur.

Mirëpo duke qenë se ishte deputet i PS, sipas Çupit, mazhoranca ka kosto, pasi ka risjellë në politikë njerëz të tillë të korruptuar, ndërsa çështjen e quan politike.

Deklarata e Çupit:

“Po mazhoranca çfarë deshi me këto? Ku e kanë vlerën? Po t’i shikosh dhe nga portreti këto janë njerëz që dëshmojnë nxitim për të vjedhur. Padyshim që PS ka kosto dhe nëse nuk e riparon dot, do të thotë që do kemi të bëjmë me një gjë që na ndjek. Për mua mbetet pikëpyetje përse risillen në politikë njerëz të tillë.

Pse sillen në politikë? Për mua është një korrupsion i madh, pasi janë zënë disa njerëz që kanë ardhur jashtë kësaj mazhorance. A do vazhdojë politika të rikthejë zhavorrin e palarë? Bllako është një tip që ka korruptuar babanë.

I dërgonte babait, si rrogë paratë e vjedhura. E gjitha është proces, politika duhet të presë procesin e korrupsionit, por këtu kemi dështuar. E gjitha është një çështje politike.’- tha Çupi.

Zjarr Tv Ad