Frrok Çupi: Përplasja Basha-Berisha zgjidhet vetëm në gjykatë, shantazhet e ish-kryeministrit janë përrallë nga e kaluara

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën brenda Partisë Demokrtike. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, analisti Çupi theksoi se parashikon një kalavar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda PD-së me përplasjet Berisha-Basha. Madje zoti Çupi shtoi se shpreh se përtej kërcënimeve që bën Sali Berisha, në fakt nuk do të ketë asnjë marrje selie të PD me dhunë.

“Kjo gjendje që është tani që do të marr zyrën apo do shkojë në gjyq do të vazhdojë deri në 2025, për arsye të ligjit. Pasi çështja nuk ka lidhje me kërcënime fizike , por çështja ka shkuar në gjykatë dhe duhet pritur fjala nga ajo. Kemi të bëjmë më një palë dhe një apendiks (shtojca) tjetër që thotë ka një status. Gjykata tani do të vendosë. Vetëm gjykata e Lartë ka nevojë për 5 vite që të gjykojë këtë çështje, 3 vite do i mbajë gjykata e Apelit dhe do të shkojmë në një kalvar shumë të çuditshëm. Nuk do të ketë as luftë, as përleshje, as marrje me forcë, të gjitha këto janë përrallë nga e kaluara”, deklaroi ai.

Ndërkohë analisti Frrok Çupi komentoi edhe skandalin e publikimit të mbi 695 mijë pagave, numrave të ID, targave dhe numrin e celularëve, teksa u shpreh se kjo gjë është bërë nga individë kuriozë që u lidhen nëpër duar të dhëna kaq sensitive. Madje analisti Çupi theksoi se ky skandal vjen si pasojë e raportit të dëmtuar të ka individi me ligjin dhe se përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësit. Megjithatë për Çupin kjo nuk duhet parë si skandal, por si një mënyrë transparence.

“Mendoj se ngjarja e vërtetë është reagimi ndaj saj. Ajo që ka ndodhur nuk është e mirë dhe në demokraci skandalet janë qen roje të demokracisë, pasi në të kundërt do të hante vetveten dhe do të binte në totalitarizëm. Për mua qeveria ka përgjegjësinë e parë që pse nuk i ka shpallur më parë dhe e dyta pse po nxjerr përgjegjësin e tyre. Një mendje më vjen me thënë se ndoshta e ka bërë edhe vetë qeveria për të ndihmuar në procesin e transparencës apo për të diskutuar për disa ditë rreth kësaj flluske”, nënvizoi Çupi.

Zjarr Tv Ad