Frrok ÇUPI: Sikur Berisha dhe Meta të fitojnë betejën kundër Perëndimit, apo ashtu, ashtu…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Frrok Çupi

Shprehjen ‘ashtu, ashtu!’, e mora nga e folura e shqiptarëve të Kosovës. Më duket më e shkurtër dhe gati aforizëm, krahasuar me të folmen në Tiranë, ku mund ta thuash fjalë për fjalë ‘sido që të ndodhë, kjo do të bëhet kështu’.

Tanimë kemi hyrë në një tunel politik, ku Rusia do të jetë e pranishme në vendin tonë domosdo, për shkak të opozitës, që është ndër dy ose tre  organizmat politikë të kontinentit europian që financohet nga Rusia. PD, sipas raportimeve të CIA, ka marrë me një dorë 500 mijë euro.

Nuk ka si ndodh ndryshe tashmë me opozitën tonë politike shqiptare: Ajo do të ketë me vete, pa mëdyshje, Rusinë. Çfarë do të bëjë më tej opozita jonë në favor të Rusisë, kjo nuk është ende një çështje e qartë për asnjërën palë. A do të shpallen PD dhe PL si element shqipfolës që do të përkrahin Rusinë në luftë kundër Ukrainës? Edhe kjo varet nga raporti I forcave; nëse Rusia fiton epërsi të pa diskutueshme mbi faktorin perëndimor, PD dhe LSI do të vihen guximshëm në krah të Rusisë. Madje aq guximshëm saqë PL që quhet edhe LSI do të mund të merrte emrin LSIR (Lëvizja Socialiste për Integrimin Rus).

Nuk dihet edhe sa fort do ta çmojë Rusia lëvizjen e PD dhe PL në këto situate të egra kur ‘ bota ndodhet në luftë”.  Moska po pret protestën e ‘ fuqishme’ të datës 6 dhjetor kundër pranisë së BE në Tiranë. Nga kjo varet edhe nëse Moska do të mbajë të njëjtën vijë qëndrimi në drejtim të opozitës pro- ruse, apo do të tregojë nervozizëm.

Por një gjë është krejt e sigurt: Edhe sikur të fitojë, apo sikur të humbë pro- rusizmi në Shqipëri (ashtu, ashtu), prapë Rusia do të jetë prezente pranë opozitës këtu.

Pse ‘ si kështu, edhe ashtu”?

Rasti  i parë, sikur në 6 dhjetor të dështojë PD si aleate e Moskës.

Kjo datë ka dy ngarkesa kundraversale për Partinë Demokratike alias Foltore. E para është dita kur gjykata duhet të vendosë nëse Foltorja është edhe PD, apo grupimi i Berishës mbetet i paligjshëm. Në anën tjetër është sfida kundër 27 liderëve të vendeve të BE që ka marrë përsipër PD me një protestë politike në Tiranë. E dyta, dmth., sfida e PD kundër BE, sigurisht që nuk dështon, sepse edhe me pesë vetë kundër BE në Tiranë, Moska do të thotë ‘e fituam Tiranën’. Por ndërkohë Moska do të quhet e fituar edhe kundër BE, sepse ky është akti i vetëm pro-rus që do të mbledhë rripat e 27 liderëve të BE…. Po sikur të dështojë vendimi që gjykata t’ i japë të drejtë Foltores së Berishës?

Atëherë përplasja e dy ngjarjeve do të krijojë kushtet për një akt të Rusisë. Gjasat janë që të reagohet si në Mal të Zi në qershor 2016 ku Rusia kreu një grusht shteti.

Rasti i dytë, sikur PD dhe PL të fitojnë betejën kundër Perëndimit:

Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë kështu, por si Berisha edhe Meta e kanë syrin mbi skemën alias koronografi, ku kanë shpresë se çfarë mbollën kundër Amerikës dhe BE, do të bëhet pemë. Që në këto momente, këta dy ish- presidentë të Republikës sonë, po i shikojnë amerikanët në bazat amerikane të Kuçovës, Pasha Limanit, Gjadrit, etj., duke mbledhur plaçkat dhe duke u bërë gati për drejt kontinentit të tyre përtej Paqësorit. Kjo do të ishte dita më absurde dhe e pavërtetë, por njëkohësisht dita e vetme kur Berisha dhe Meta mund t’i hipnin përsëri mbi qafë popullit shqiptar. Vetëm ashtu i ‘ fitojnë zgjedhjet’.

Rasti i tretë është rasti tipik që mban peshën e shprehjes “ashtu, ashtu”.

Kjo do të thotë se ‘edhe sikur Rusia të humbë me këta”, prapë këtu do të instalohet. Është ky një paradoks politik, apo politika ka fuqinë që edhe paradoksin ta kthejë në favor të saj?

Jo, është një dëshmi e përsëritur e Rusisë, sa herë ka humbur me bashkëpunëtorët e saj të afërt. Sa herë ka humbur me bashkëpunëtorët, iu ka shkuar më pranë atyre. Në momentin e ‘ humbjes’, pikërisht këtu qëndron ndjekja ruse ndaj bashkëpunëtorëve. Herët më të fundit kanë ndodhur në shtetin e Britanisë së Madhe ku ish aleatët e Rusisë janë ndjekur këmba këmbës, deri në vdekje. Sergei dhe Yulia Skripal, babë e bijë e agjentit rus, ishin të fundit që u helmuan nga Moska në qytetin Salisbury. U helmuan sepse Moska dështoi.

Po dështoi me Berishën dhe me Metën, prapë Moska këtu do të jetë, sigurisht për qëllime të tjera.

Ashtu, ashtu!, këta e presin që ky vend të jetë arenë përplasjesh me Rusinë, qoftë edhe sikur vetë të ‘ bien dëshmorë”./gazetatema

Zjarr Tv Ad