“Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë”/ Luljeta Bozdo flet për tre vjetorin e tërmetit

0
536
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot shënohet 3 vjetori i tërmetit të nëntorit

Luljeta Bozdo në një intervistë në Ora News me gazetaren Siklajda Shorja u kthye pas në kohë ku kujtoi ato momente dhe i cilësoi si një gjë e frikshme.

Luljeta Bozdo: Tërmeti ishte një gjë e frikshme është një ndër katastrofat natyrore që ndodhin shpesh. Është një fenomen i frikshëm. Shumica ishin të papërgatitur. Pati shumë shkatërrime ç’është e vërteta. Problem i parë ishte të shpëtonin ato që ishin nën rrënoja.

Aty ishin dy faktorë kryesor ndërtimi në vende ku nuk duhej ndërtuar pa studim gjeologji dhe e dyta pa pasur asnjë profesionist. Që të llogarisë qëndrueshmërinë e objektit. Njerëzit nuk e kuptojnë ë ti n ë apartament nuk mund të ndërhysh në kolona sidomos në katet e poshtme. Faktori i tretë është se njerëzit janë indiferent, shikojnë që po bëhet një gjë dhe nuk ndërhyjnë.

Sipas saj “në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje, 85 për qind e familjeve”.

Luljeta Bozdo: Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pastabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike.

Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha.

Bozdo thotë se u bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë, pasi me ekonominë tonë që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha.

Luljeta Bozdo: U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi.

Pse nuk ka një transparencë të qeverisë kur flasim për fondet e donatorëve?

Luljeta Bozdo: Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund ti riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do ti tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund ti shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera.

Ajo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re.

Luljeta Bozdo: Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime ëhstë që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim.

Zjarr Tv Ad