Fshati i vogël që do të bëhet qendra e re e BE-së

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zhvendosje në zemër të Europës pritet të ndodhë. Zhvendosje kjo që nuk është politike, por gjeografike.

Që prej përfshirjes së Kroacisë në BE në vitin 2013, qendra e BE-së ka qenë një qytet i bogël në Bavari, i quajtur Westerngrund.

Por gjithçka mund të ndryshojë me daljen e Britanisë së Madhe. Qendra e re e BE pritet të zhvendoset nga Westerngrund në Gadheim

Udhëtimi nga Westerngrund për në lokacionin tjetër bavarez Gadheim  zgjat rreth një orë. Qendra gjeografike e BE-së përcaktohet nga Instituti Gjeografik Francez (IGN). Megjithëse ka ndryshuar disa herë pas zgjerimeve të herëpashershme, qendra e BE ka mbetur në Gjermani që prej zgjerimit me 10 vende të reja në vitin 2004.

Në Gadheim gjithçka është gati. Një shtizë pret të valëvisë flamurin e BE, në atë që do të jetë qendra e re gjeografike e Bashkimit Europian.

Zyrtarët lokalë presin që fshati të vizitohet nga më shumë turistë, çka lumturon më tepër rezidentët.

 

Zjarr Tv Ad